top of page
123.jpg

Ky është fshati me 200 banorë që jetojnë brenda kraterit vullkanik në Filipine (Foto)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 25, 2016
  • 1 min read

Të gjithë tmerrohen prej vullkaneve dhe përpiqen të qëndrojnë sa më larg tyre , por në botë ka ende guximtarë të medhënj .

Mbi 200 banorë jetojnë pa asnjë lloj frike e shqetësimi në mes të një krateri vullkanik që gjendet në detin Filipine . Agoshima është një ishull i vogël tropikal vullkanik në detin Filipine , nën administrimin e Tokios, pavarësisht se ndodhet 385 km larg kryeqytetit Japonez . Vetë ishulli është një krater gjigand vullkanik , dhe brënda kraterit ndodhet një tjetër vullkan i vogël .

Këtu gjendet fshati me po të njëjtin emër , më i vogli në Japoni . Fshati ka një shkollë fillore me rreth 25 nxënës . Kur ata arrijnë në moshën 15 vjeç , u duhet të shkojnë në shkollë të mesme në ishullin qendror . Në fshat njerëzit këndojnë këngë folklorike që i dedikohen historive të braktisjes së ishullit në të shkuarën.

Në qendër të fshatit ndodhet një sauna gjeotermale , avullin e së të cilës njerëzit e përdorin për të gatuar , më saktë zierë perimet . Sauna është gjithashtu një banjo publike ku banorët lahen . Hera e fundit kur vullkani shpërtheu ishte në 1780 dhe shkaktoi dëme fatale për gjysmën e banorëve të ishullit .

50 vjet pas shpërthimit , ata që ishin arratisur , vendosën të riktheheshin për të jetuar aty dhe aktualisht numërohen 200 fshatarë që banojnë aty .

Aogashima konsiderohet një vullkan aktiv i kategorisë C, ndonëse për herë të fundit shpërtheu në 1780./ Shqiptarja/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page