Po voziste 110 km/h, por do të befasoheni se çfarë kishte mbi veturë [Video]
- rilindjashqiptare
- Sep 24, 2016
- 1 min read

Kamera e montuar në makinë policie ka regjistruar një aksion të policisë në të cilin janë shpëtuar katër qen të vendosur në një kafaz mbi një veturë-kombi në një autostradë në Ohajo .
Policia kishte filluar aksionin pasi ishte lajmëruar nga shumë qytetarë të cilët e kishin vërejtur “fenomenin” në fjalë .
Siç shkruajnë mediat e huaja , ndonëse të "shtypur", për fat të mirë asnjëri nga qentë nuk ishte lënduar .
Automjeti i familjes gjashtë anëtarëshe po ecte me një shpejtësi prej rreth 110 kilometra në orë , kur ata janë kapur nga policia . Ata kishin marrë një rrugë të gjatë rreth 480 kilometra .
"I pyeta pse qentë nuk ishin brenda në veturë, dhe ai më tha se ai kishte gjëra më të rëndësishme për të vënë në makinë, duke menduar për fëmijët e tij, dhe se nuk kishte vend", ka thënë rreshteri Chris Beitz .
Commenti