top of page
123.jpg

Kosova vend i paradokseve, ka punë, por s'ka punëtorë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 28, 2016
  • 2 min read

Kosova është vendi i paradokseve . Me një shkallë të lartë të papunësisë , por me kompani që nuk mund të gjejnë punëtorë .

Një kompani e këtill ë, është prodhuesi i verës në Rahovec , Stone Castle , e cila është në kërkim të 500 punëtorëve , pasi përveç tregut evropian , ka nisur eksportin edhe në SHBA . Në zyrën komunale të punësimit në Rahovec , rezultojnë si të papunë rreth 8 mijë persona . Por , punëtorë nuk po mund të gjejnë edhe disa kompani të tjera .

"Kemi investuar mbi 20 milionë euro në teknologji dhe në rivitalizim të vreshtave , por kemi problem në gjetjen e punëtorëve në vjelje , për arsye se në këtë kohë të vjeljes sado që gjejmë punëtorë , që për momentin kemi 500 punëtorë sezonal , prap se prap kemi nevojë për punëtorë tjerë , në mënyrë që të kemi vjelje sa më të shpejtë dhe më të suksesshme", ka theksuar Artur Cami nga kompania "Stone Castle".

Ai ka thënë se kjo kompani nuk ka barriera në eksportimin e verërave jashtë vendit. “Përveç Evropës kemi arritur që eksportin ta zgjerojmë edhe në SHBA. Barriera nuk ka. Një barrierë e vogël kanë qenë standardet e prodhimit dhe kualitetit , të cilat tash e tutje nuk do t’i kemi”, ka shtuar Cami . Ndonëse kërkesat për punë janë të mëdha të rinjtë rahovecas hezitojnë të punojnë. "Çdo muaj kemi nga 30-40 kërkesa për kandidat që të punësohen, por gjithmonë dështojmë me ato që ata kërkojnë.

Për shembull Termo-sistemi, një ndërmarrje më serioze dhe më profitabile, të gjitha normat juridike i respekton: orarin e punës 8 orë, ushqim kualitativ, shtuneve e dieleve pushim, jashtë orarit i kompenson ekstra, por të rinjt nuk duan të shkojnë të punojnë", ka thënë Muhedin Sharku, këshilltar për punësim në Komunën e Rahovecit ./RTK/

Autor: RTK


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page