top of page
123.jpg

Stupcat sot lansojnë dy video skeçe të reja

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 29, 2016
  • 1 min read

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe grupi Stupcat vazhdojnë bashkëpunimin disavjeçar në fushën e luftimit të korrupsionit Sonte do të shfaqen dy video të reja që për temë kanë korrupsionin.

“Ideja e bashkëpunimit me Stupcat, për të krijuar video të shkurta mbi korrupsionin në shoqërinë tonë, ishte e thjeshtë: mesazhi nëpërmjet humorit kuptohet më lehtë e kur Stupcat përfshihen, edhe kur flitet për tema serioze, të qeshurat nuk mungojnë”, thuhet në një komunikatë të UNDP-së.

Videot janë rezultat i bashkëpunimit në mes të Projektit Anti-Korrupsion të UNDP-së dhe Stupcave. Projekti Anti-Korrupsion i UNDP-së mbështetet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA).


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page