Ja ku "jeton" Facebook [Foto]
- rilindjashqiptare
- Oct 3, 2016
- 1 min read

Kur vjen puna për të treguar teknologjinë e tyre , kompanitë më të mëdha globale përgjithësisht tregohen diskrete, por nuk është ky rasti i Facebook . Mark Zuckerberg ka nisur përmes profilit të tij në rrjetin social që ka ngritur vetë , fushatën për të treguar “të palarat” e rrjetit më të madh social . Bëhet fjalë për "fermat ku prodhohet gjithçka e Facebook". Sigurisht , nuk janë ferma në kuptimin tradicional të fjalë s, por hapësira gjigante të mbushura me servera ku ruhen të dhënat tona . Njëra prej tyre ndodhet në Lulea në Suedi . I gjithë ambienti është aq i madh saqë inxhinierët dhe punonjësit e mirëmbajtjes për të lëvizur përdorin motoçikleta Scooter . "Brenda pak muajsh do t’u rrëfej përmes fotove të rralla teknologjinë më të avancuar që po ngre Facebook", shkruan Mark Zuckerberg . Baza e të dhënave në Lulea të Suedisë u hap në vitin 2013 dhe është e para bazë të dhënash jashtë territorit të Shteteve të Bashkuara për kompaninë .





Commentaires