Miti i trenit të zhdukur nazist të mbushur me flori
- rilindjashqiptare
- Oct 3, 2016
- 2 min read

E ndërsa kërkimet për gjetjen e një treni nazist të mbushur me flori nuk po prodhojnë asnjë rezultat, një grup të apasionuarish pas historisë në Poloni kanë vendosur ta ndërtojnë vet një të tillë . Punimet për imitimin e trenit të blinduar gjerman po zhvillohen brenda një ish-fabrike në Gluszyca, më pak se 15 km larg Walbrzych, ku po kryhen kërkimet për trenin origjinal , pavarësisht të dhënave kontradiktore mbi ekzistencën apo vendndodhjen e tij . Ndërtuesi Slawomir Suchorowski vendosi së bashku me grupin e tij se kishte ardhur koha ta merrnin vet në dorë mitin e trenit nazist . "Idea erdhi nga kërkimet e gjata nga eksploruesit në Walbrzych për trenin legjendar të mbushur me flori, por që fatkeqësisht nuk po gjendet. Kështu vendosëm të ndërtojmë një tren në shkallën 1 me 1 dhe deri më tani puna ka qenë e suksesshme. Kemi ndërtuar vagonin e parë të blinduar dhe më pas do të bëjmë edhe 3 të tillë , e gjithashtu lokomotivën", tha ai . Edhe ish-fabrika ku po ndërtohet treni u ka shërbyer nazistëve në Luftën e Dytë Botërore . Kur të jetë gat i, e gjithë zona do të kthehet në një atraksion turistik , në përpjekjen për të rigjallëruar popullaritetin në vend . Treni imitim është 12 metra i gjatë , trupi i tij përbëhet nga laminati , ndërsa rrotat nga çeliku . Që të duket si autentik, ai ka nevojë edhe për një shtresë boje . Sipas burimeve historike , treni origjinal u ndërtua në vetëm 3 javë në vitin 1945 , me pjesë të marra nga automjete të ndryshme në një fabrike të Vroklavit të sotëm . Ai ishte i pajisur me dy armë automatike dhe një stacion radioje . Në të operonin 100 punonjës hekurudhash dhe ushtarë . Pavarësisht informacioneve të detajuara për ndërtimin e tij , ekzistenca e trenit nuk është konfirmuar plotësisht dhe fatit i tij pas luftës mbetet një mister ./TCH/
Comments