top of page
123.jpg

Prindër, fëmijë, kamarierë, rrahen në restornat [Video]

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 4, 2016
  • 1 min read

Në restorantin e një qendre argëtuese "Chuck E. Cheese" në Florida që merret me organizimin e ahengjeve për ditëlindje , gjatë vikendit ka ndodhur një rrahje masive , në të cilën kanë marrë pjesë prindër , disa fëmijë dhe kamerierët .

Por këtë përleshje e ka filmuar dikush me telefon mobil, të cilën më pas e ka postuar në internet , transmeton Telegrafi .

Në "luftë" kanë dominuar nënat dhe baballarët, të cilët kanë shkëmbyer grushta dhe shqelma por nuk kanë munguar as kapja për flokë .

Në video mund të shihen se si gratë ia gërvishtin njëra-tjetrës fytyrën, derisa meshkujt shkëmbejnë grushta dhe tërheqin zvarrë njëri-tjetrin nëpër restorant .

Sipas Daily Mail , shumica e fëmijëve që ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje kanë qenë të frikësuar tej mase , por nuk kanë munguar edhe disa prej tyre që i janë bashkuar rrahjes masive, duke u munduar të mbrojnë prindërit e tyre .

Por ngjarja u bë ende më e rëndë kur në luftë përfshin edhe kamerierët e restorantit .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page