top of page
123.jpg

"Stone Alliance" vjen për të investuar në Kosovë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 4, 2016
  • 1 min read

Kreu i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli gjatë ditës së sotme ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me kompaninë amerikane “Stone Alliance”.

Në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delaëie dhe udhëheqësi i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.

Veseli tha se bashkëpunimi mes Kosovës dhe SHBA-së po kalon në një etapë të re e cila po i hapë rrugë perspektivës së zhvillimit ekonomik dhe hapjes së vendeve të reja të punës për të rinjtë kosovarë. “Sot në rrethana të lirisë suksesi është për ata njerëz që arrijnë të krijojnë vende pune. Ardhja e një kompanie të tille amerikane dhe punësimi i 2500 njerëzve ka rëndësi të jashtëzakonshme. Kjo është orientim i qartë pro perëndimor”, tha Veseli. Sipas tij, përmes kësaj kompanie do të dërgohet mesazh edhe te investitorët tjerë për të investuar më Kosovë. Edhe ambasadori amerikan dhe kreu i kompanisë Stone Alliance e falënderuan kryeparlamentarin Veseli për ofrimin e bashëpunimit, ndërsa premtuan sjelljen edhe të investitorëve tjerë amerikanë në Kosovë. Ndërsa drejtori i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është historike sepse Kosova ka nevojë për shembuj të tillë. “Dy vitet e fundit kemi pasur interesim nga kompanitë amerikane për të investuar në Kosovë. Po e shohim një perspektivë më të mirë për kompanitë amerikane për të investuar në Kosovë. Shpresoj që të shohim më shpesh ngjarje të tilla”, tha Zeka.


Kommentarer


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page