Google prezanton smartfonët e saj Pixel dhe Pixel XL [Video]
- rilindjashqiptare
- Oct 4, 2016
- 2 min read

Pixel dhe Pixel XL janë dy smartfonët më të ri në treg që sot u prezantuan nga Google .
Të dy smartfonët kanë pothuajse dizajn të njëjtë dhe dallimi i vetëm qëndron tek madhësia e ekranit . Pixel përfshin një ekran 5-inç 1080p – ndërsa Pixel XL ka një ekran 5.5-inç Quad HD . Paisjet janë ndërtuar nga HTC me procesor 821-Snapdragon , 4GB RAM, dhe 32 ose 128GB hapësirë të brendshme .
Google në paisjet e reja ka përfshirë një sensor për gjurmë gishtash në pjesën e pasme . Smartfonët kanë sistemin operativ Android i cili përfshin mbështetjen për Daydream Headsets . Kompania është përqëndruar edhe tek kamera duke i’u falënderuar DXOMark e cila e bën kamerën e Pixel më të mirën të futur në ndonjë smartfon .
Çmimi fillon nga 649 dollarë për Pixel me ekran 5-inç . Këtu mund ta shikoni përmbledhjen e eventit të Google :
Google sot gjithashtu ka zbuluar kufjet e reja të cilat janë të projektuara të jenë të buta dhe komode .
Me zbulimin e smarfonëve , kompania ka shpenzuar kohë edhe duke u fokusuar në aspektin e programeve të DayDream View që përfshinë Google Street View , Youtube dhe Google .
Fotografitë në Google mund të kontrollohen nga larg , gjithashtu videot në Youtube mund t’i shikoni në 360 shkallë dhe mund të gjeni rrugët vetëm me një klik . DayDream View do të dalë në shitje në nëntor për 79 dollarë .

Gjithashtu smarfonët përfshijnë transmetimin 4K , pasi ChromeCast ka bërë një ‘Ultra’- përmirësim, një version që mbështetë HDR. Google Play do të fillojë transmetimin 4K të përmbajtjes në nëntor .

Pasi partneritetit me OnHub vitin e kaluar, tani Google është duke bërë vetë routerët . Sistemi i ri është quajtur thjesht Google WiFi dhe ju vetëm duhet ta vendosni routerin në shtëpinë tuaj për mbulim maksimal dhe kontrollim të WiFi-së .
Një router i vetëm kushton 129 dollarë – ndërsa treshja që vjen e përbashkët kushton 299 dollarë./lajmi.net/
Comments