Pse s’mund të qeshim në foton e pasaportës ?
- rilindjashqiptare
- Oct 5, 2016
- 1 min read

E keni pyetur ndonjëherë veten se pse në foton e pasaportës duhet të jemi gjithnjë seriozë ?
“Jo të qeshura të lutem, jemi francezë” ishte një nga shumë tituj të ngjashëm një të premte, pasi një gjykatës në Francë vendosi që njerëzit duhet të qëndrojnë seriozë në fotot e tyre të Kartave të Identitetit dhe pasaportave.
12 vjet më parë , francezët ishin duke qeshur me njëri-tjetrin kur ata raportuan vendimin britanik për të ndaluar buzëqeshjet me gojë të hapur në fotot e pasaportave .
Kjo për arsyen se duke pasur një fytyrë të qeshur shmanget vëmendja nga çështjet serioze të të dhënave biometrike , e cila ndikon në aftësinë e udhëtarit për të lëvizur në mënyrë të sigurtë dhe pa probleme në mbarë botën.
Pasaporta e çdo njeriu ka një çip ku përmbahen informacionet biometrike , që vijnë nga foto me të cilën është aplikuar në dokument .
Çdo gjë që shtrembëron matjet , syzet e vëna , apo buzëqeshja nga veshi më vesh, zvogëlon efektivitetin e fotos së përdorur duke hequr fokusin .
Comments