top of page
123.jpg

Hillari Klinton "dorëhiqet" nga gara për president, "çmenden" amerikanët [Video]

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 6, 2016
  • 1 min read

Edhe 32 ditë na ndajnë nga zgjedhjet presidenciale në SHBA , ndërsa një komedian amerikan ka luajtur rolin e një gazetari në rrugët e New York duke i bërë kalimtarët që të besojnë se Hillary Clinton ka dhënë dorëheqjen nga gara Presidenciale pasi është diagnostikuar me Zika . Tyler Fischer , ka pretenduar se është një reporter i "BBC America" dhe informon publikun për "lajmin" se Hillary ka dhënë dorëheqjen pasi është sëmurë dhe Donald Trump me shumë gjasa do të jetë fituesi i kësaj gare. Por si e kanë pritur njerëzit idenë se tashmë Trump nuk ka më rivalë?! Kalimtarët, pasi e kanë dëgjuar lajmin rastësisht, shokohen, madje disa prej tyre kanë thënë se kjo pritej . Njerëzve që kanë shprehur frikë për të ardhmen nëse Trump do të vijë në pushtet , Fischer i ka pyetur edhe nëse do të vijojnë të qendrojnë akoma në SHBA , ata ka shprehur besimin se do të largohen , ndërsa një djalë është shprehur se "Jo, pasi Kanadaja do të ndërtojë një mur që do të mbajë amerikanët jashtë", duke ironizuar qëndrimet e kandidatit republikan për emigrantët .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page