top of page
123.jpg

Adoleshenti gjen një letër në shishe derisa po shëtiste pranë plazhit, shokohet nga ajo çfarë shkrua

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 8, 2016
  • 1 min read

Një adoleshent entuziast ka zbuluar një letër interesante në një shishe , të cilën më vonë e kuptoi se ishte shkruar nga dy shokë të droguar .

Robbie Chappell 13-vjeç , kishte vrapuar për në shtëpi dhe më pas e kishte thyer shishen për të lexuar letrën e mistershme të cilën e kishte gjetur derisa po ecte me qenin e tij në ishullin Hayling të Hampshire të Anglisë .

Njerku i tij Robert Smith e kishte filmuar momentin duke shpresuar se mund të jetë ndonjë zbulim i lashtë , por ata u zhgënjyen kur kuptuan se çfarë shkruante në të , duke e cilësuar si “letra me mesazhin më të keq në shishe”.

Robbie nxori letrën nga shishja në të cilën shkruante , “Dan dhe Dan kanë qenë këtu 1.10.2016 në orën 12:19 . Jemi të droguar me kokainë! Shumë dashuri”.

Por kjo letër duket se ka nervozuar tej mase nënën e djaloshit Catharine 45-vjeçe , e cila tha se letra në shishe përmbante mesazhin më të keq ndonjëherë që është shkruar dhe futur në një shishe .

“Menduam se ishte diçka interesante që ka mundur të vije nga Franca, por ishte shkruar para disa ditëve nga dy narkomanë”, ka shtuar ajo .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page