Janë shitur për më pak se një orë biletat për "Glastonbury Festival 2017"
- rilindjashqiptare
- Oct 9, 2016
- 1 min read

Biletat për festivalin e mirënjohur “Glastonbury 2017” janë shitur në më pak se një orë këtë mëngjes, ndërsa faqja e internetit të festivalit ka rënë për një moment .
NME raporton se disa fansa , që ishin të interesuar që të blinin bileta në faqen "See Tickets" të Glastonburyt , kanë thënë se faqja ka rënë për shkak të interesimit shumë të madh .
Organizatorët kanë njoftuar se të gjitha biletat ishin shitur për vetëm 55 minuta.
“Glastonbury Festival 2017” do të mbahet më 21-25 qershor.
Në mesin e yjeve që janë favoritë për të performuar janë: Guns N' Roses , Kasabian , Radiohead dhe The Stone Roses , përderisa spekulohet se edhe Daft Punk e Lady Gaga janë në mesin e yjeve që mund të performojnë .

Comments