top of page
123.jpg

Kjo është risia e fundit në Messenger që ka sjellë Facebook

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 9, 2016
  • 1 min read

Bisedat tuaja në Facebook Messenger tani mund të jenë të sigurta nga përgjimet duke ndërmarrë disa hapa të thjeshtë .

Facebook ka filluar implementimin e kriptimit end-to-end për të gjithë 900 milion përdoruesit e tij në Messenger në fillim të këtij viti, dhe se ky implementim tashmë ka përfunduar .

Ky tipar është në dizpozicion si një “bisedë sekrete” lartë në të djathtë të Messenger kur ju shtypni për të krijuar një mesazh të ri. Përveç teksteve dhe fotografive , Facebook ka implementuar këtë lloj kriptimi edhe për stickers , por videot dhe Gifs nuk janë të përfshira .

Për më tepër , ky tipar nuk punon për bisedat në grup , dhe se duhet të ndezet për çdo bisedë individuale , njofton techsot.al .

Facebook gjithashtu po ju ofron përdoruesve aftësinë si tek Snapchat pra që mesazhet e tyre të vetë-shkatërrohen pas një kohëzgjatje të caktuar . Për të marrë këto karakteristika , do ju duhet të përditësoni Messenger në telefonin tuaj Android ose iPhone .

Pasi të keni aktivizuar bisedat sekrete, Messenger do të kriptoj bisedat , duke parandaluar kështu çdo palë të paautorizuar , duke përfshirë hackerat dhe qeverinë .


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page