top of page
123.jpg

Në Londër prezantohen unaza dhe gjerdani me diamante të rralla [Foto]

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 11, 2016
  • 1 min read

Shtëpia e ankandit Sotheby’s sot në zyrën e saj në Londër i prezantoi opinionit stolinë me llojin e rrallë dhe të vlefshëm të diamantit të kaltër , raporton Anadolu Agency (AA) .

Vëmendjen e publikut e tërhoqi unaza e diamantit me ngjyrë qielli prej 8.1 karat .

Unaza do të gjendet në ankand i cili me emrin “Guri i çmuar madhështor dhe fisnik” do të mbahet muajin e ardhshëm në Gjenevë të Zvicrës, ndërsa pritet që unaza të arrijë vlerën mes 15 dhe 25 milionë dollarë .

Në ankandin, i cili u paralajmërua për më 16 nëntor, për shitje do të gjenden edhe dy gjerdanë me diamante të kaltër, ndërsa pritet që vlera e tyre të jetë nga pesë milionë dollarë .

Në maj të këtij viti në Gjenevë u mbajt ankandi në të cilin për një rekord prej 57.5 milionë dollarë u shit unaza e diamantit të kaltër prej 14.62 karat .


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page