top of page
123.jpg

Shefi detyron punonjëset femra të rreshtohen çdo mëngjes në zyrën e tij, ja pse (Foto/Video)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 11, 2016
  • 1 min read

Shefi i një kompanie në Pekin të Kinës, ka nxitur një lum reagimesh, pasi akuzohet se detyron punëtoret e tij femra të rreshtohen çdo mëngjes për t’i dhuruar nga një puthje, si arsyetim se kjo rrit kulturën e korporatës dhe përmirëson marrëdhëniet midis menaxherit dhe punonjësve.

Femrat që punojnë në kompaninë që shet makineri për prodhimin e birrës në Tongzhou të Pekinit, urdhërohen që të paraqiten në zyrën e shefit çdo mëngjes nga ora 9 deri në 9:30, për t’i dhuruar nga një puthje.

Dhe kur flasim për puthje nuk nënkupton puthje në faqe por në buzë, transmeton Telegrafi.

Mediat kineze raportojnë se femrat që punojnë në këtë kompani nuk guxojnë të refuzojnë ritualin e çuditshëm të shefit të tyre, pasi frikësohen se mund të humbin vendin e punës. Dhe vetëm dy punëtore femra kanë refuzuar të puthin shefin e tyre, duke dhënë dorëheqje.

Por pas presionit të medieve dhe përdoruesve të rrjeteve sociale, shefi i kompanisë është munduar të arsyetohet duke thënë se këtë ide e ka huazuar nga një kompani amerikane, të cilën e kishte vizituar gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara.

“Kjo ceremoni e përditshme ndihmon ndërtimin e raporteve të mira në mes të shefit dhe punëtorëve, sepse kështu funksionojmë si peshku dhe uji”, ka deklaruar ai.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page