top of page
123.jpg

E bleu kamp shtëpizën për 2 mijë dollarë dhe e shndërroi në shtëpi luksoze [Foto]

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 12, 2016
  • 1 min read

Për shumë të rinj , blerja e shtëpisë është pothuajse e pamundur . Çmimet e tyre në veçanti në qytet e mëdha janë tejet të larta , dhe ky fakt përbën problem për shumicën e të rinjve në Australi .

Por ky fakt nuk e ndaloi një vajzë të re nga Richmond i Tasmanisë , e cila arriti të bëhet me shtëpi dhe atë për vetëm 6 mijë dollarë , transmeton Telegrafi .

Maggie Butler , e cila është studente dhe punon me orar të shkurtuar , ishte rikthyer vitin e kaluar në vendlindjen e vet në Tasmani , pasi kishte studiuar në Bregun e Artë .

Prindërit i kishin ofruar të jetojë me ata , por 24-vjeçarja dëshironte që të kishte më shumë hapësirë dhe privatësi. Dhe kështu ajo filloi të kërkojë kamp shtëpiza dhe zgjidhje të ngjashme .

“Pas shumë hulumtimeve që i bëra në internet, arrita të gjejë një kamp shtëpizë të gjatë vetëm 7 metra e gjysmë të cilën e bleva për 2 mijë dollarë”, ka thënë ajo .

Por kjo kamp shtëpizë nuk kishte asgjë tjetër përveç mureve, dritareve dhe disa telave të rrymës , shumica prej të cilëve duhej të riparoheshin apo të ndërroheshin tërësisht .

Por Butler më pas iu përvish punës duke e transformuar këtë kamp shtëpizë të thatë në një shtëpi luksoze me kuzhinë, tualet, dhomë të pritjes dhe natyrisht atë të gjumit .

Ky transformim i ka kushtuar asaj para shtesë nga 3 deri në 4 mijë dollarë, që i bie se në total ka shpenzuar 6 mijë dollarë .

Por ajo çfarë arriti të bëjë me këtë kamp shtëpizë ka habitur të gjithë .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page