Në gjimnazin "Sami Frashëri" në Prishtinë, nxënësit me bojkot kundër profesoreshës [Video]
- rilindjashqiptare
- Oct 13, 2016
- 1 min read

Nxënësit e gjimnazit Sami Frashëri në Prishtinë e bojkotuan mësimin ditën e enjte , për arsye se nuk po e duan profesoreshën e lëndës së Kimisë , Florie Rusinovcin .
Nxënësit po e akuzojnë profesoreshën për fyerje . Por vet Florie Rusinovci, i ka mohuar këto akuza, duke thënë se nuk ka telashe me nxënësit .
Ajo pretendon se krejt ky bojkot erdhi shkaku i dikujt tjetër . Por Drejtori i Shkollës tha se mori plot ankesa edhe nga prindërit për këtë mësimdhënëse .
Këto ankesa janë adresuar edhe tek Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës . Nxënësit pohuan se përderisa kjo profesoreshë do t’ju jap lëndën e Kimisë, ata nuk do të futen në asnjë orë .
Comments