top of page
123.jpg

Ja pse keni Wi-Fi të ngadalshëm si breshkë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 14, 2016
  • 1 min read

Të jesh pjesë e një shoqërie që varet direkt nga qasja në internet dihet se routeri i wireless-it luan një rol të madh në shpejtësinë e qasjes në internet.

Thjeshtë , kur kemi internet të ngadalshëm vetëm sa nuk e thyejmë për tokë laptopin ose celularin .

Kështu , këto janë katër arsyet pse keni WiFi të dobët :

1. Router të rrejshëm

Sigurohuni që routeri juaj të ketë shpejtësinë ashtu siç i shkruan në letër , për shkak se jo gjithmonë routerët e përcjellin shpejtësinë e internetit ashtu siç shkruan në letër . Shpejtësia varet edhe nga mjedisi ku ndodhet routeri , gjithashtu . Por , keni kujdes kur bleni router , disa mund ta kenë edhe markën e rrejshme .

2. Kongjestion të sinjalit

Mendojeni sikur trafikun – ju keni pajisje si kompjuter, celularë, tabletë, që të gjithë duke e përdorur të njëjtin sinjal. Është normale që sinjali të rëndohet në këto raste .

3. Vendosja në vend të gabuar

Routerët e WiFi-së dërgojnë sinjal në mënyrë të barabartë në të gjitha drejtimet. Mbajeni routerin sa më në mes të shtëpisë që të jetë e mundur , aty do të shpërndajë sinjalin më të mirë.

4. Keni router më të vjetër se dy vjet

Edhe routerët plaken , njëjtë si njerëzit . Nëse është më i vjetër se dy vite , atëherë është koha që ta ndërroni nëse ai po ju lëshon internet të dobët . /GazetaExpres


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page