Prej mbi 9 mijë aplikantëve, vetëm 7500 kosovarë marrin leje pune në Gjermani
- rilindjashqiptare
- Oct 15, 2016
- 1 min read

Bashkëpunimi Kosovë - Gjermani , rreth hapjes së tregut të punës në Republikën Federale të Gjermanisë , tani po jep rezultatet konkrete, kjo pasi 4 nga 5 aplikantë nga Kosova po marrin leje pune në Gjermani .
Këtë e ka konfirmuar ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale , Arban Abrashi përmes një postimi në Facebook .
Ai ka thënë se vetëm deri në gusht 2016, 9165 qytetarë të Republikës së Kosovës aplikuan për leje pune në Gjermani, dhe nga këto aplikime, përgjigje pozitive morën 7530 , ndërsa , sipas tij, ky zhvillim i ka kontribuar rënies, pothuaj në zero , të migrimit ilegal .
“Javën e ardhshme një delegacion Qeveritar i Kosovës do të qëndroj në Berlin , për marrëveshjen për ndihmë financiare , ku në funksion të nxitjes së punësimit në vend , edhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të përfitoj . Këto zhvillime pasqyrojnë marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve”, ka theksuar Abrashi .
Gjithsesi , synimi i ynë kryesor , ka thënë më tej ministri i Punës , Arban Abrashi , është hapja e vendeve të punës në Kosovë , “prandaj ky punësim i përkohshëm ndihmon në transferin e njohurive dhe shkathtësive , tejet të nevojshme për zhvillimin dhe avancimin e ekonomisë së Kosovës, posaçërisht tani kur vërejmë një prezencë të theksuar të investitorëve gjermanë”.

Comments