A e keni ditur se pasta e dhëmbëve përdoret edhe për këto gjëra? [Foto]
- rilindjashqiptare
- Oct 16, 2016
- 1 min read
Do të befasoheni të mësoni se , përveç larjes së dhëmbëve, pasta e dhëmbëve është një produkt që mund të përdoret për shumë gjëra në shtëpi .
Disa prej ideve më poshtë mund të duken të çuditshme, por funksionojnë – provojeni edhe vetë!
1. Argjendi i fshirë në disa gjëra mund të kthehet përsëri nëse e fërkoni atë me një sasi të vogël të pastës , transmeton Gazeta Express.

2. Me ndihmën e pastës së dhëmbëve , dritat e veturës tuaj mund të pastrohen dhe të shkëlqejnë përsëri .

3. Mbathjet me ngjyrë të bardhë, të tilla si Converse , mund të pastrohen lehtë me pastë dhëmbësh .

4. Mund t’i pastroni njollat në sipërfaqe të drunjta brenda pak minutave duke i fshirë me pak pastë dhëmbësh . Nuk keni nevojë për përbërës të dëmshëm !

5. Mund ta përdorni atë edhe për ta pastruar hekurin për hekurosje!

6. Ekrani i celularit tuaj mund të gërvishtet shumë lehtë nëse nuk e mbuloni me një sipërfaqe mbrojtëse . Vendosni pak pastë dhëmbësh në një leckë dhe më pas fërkojeni me kujdes mbi gërvishtje . Largojeni çdo mbetje të pastës dhe thajeni ekranin duke e fshirë me leckë .

Comments