Facebook Messenger pritet të sjellë ndryshime në ruajtjen e të dhënave
- rilindjashqiptare
- Oct 17, 2016
- 1 min read

Opsioni për ruajtjen e të dhënave është duke u bërë një trend. Së fundmi , Google një opsion të tillë ka shtuar në pajisjet Android dhe Facebook , gjegjësisht aplikacionet kryesore të Facebookut .
Facebook padyshim e pëlqeu idenë , sepse duket se është duke testuar opsionin e ruajtjes së të dhënave edhe për aplikacionin Messenger , transmeton Koha.net . Ky opsion do të duhej të zvogëlonte sasinë e të dhënave që “konsumon” Messengeri .
Opsioni për ruajtjen e të dhënave , Data Saver , i cili gjendet në zonën e konfigurimeve (Settings) , zvogëlon sasinë e të dhënave që përdoren kur shikohen fotografitë dhe videot të cilat dërgohen përmes Messengerit .
Kur pranoni ndonjë fotografi apo video , Data Saver mundëson klikimin për shkarkim në vend të shkarkimit automatik të asaj fotografie apo videoje . Kjo ndodh vetëm kur përdoren të dhënat e celularit ; nëse pajisja është e lidhur me rrjetin WiFi , atëherë aplikacioni do të vazhdojë të shkarkojë fotografitë dhe videot në momentin kur i hapim ato .
Gjithashtu , mund të shohim edhe se sa të dhëna janë ruajtur dhe këto të dhëna mund t’i rivendosim .
Duket se Facebook për momentin këtë funksion është vetëm duke e testuar , por ende nuk dihet se kur do ta lansojë për të gjithë përdoruesit .

Comments