Me vite i çoi lule tek varri, pas 16 vitesh zbuloi të vërtetën shokuese
- rilindjashqiptare
- Oct 17, 2016
- 1 min read

Për gjashtëmbëdhjetë vite me radhë i ka çuar lule dhe është lutur për shpirtin e vjehrrit .
Por krejt papritur zbulon se në atë varr prehej dikush tjetër .
Ky është rasti i një gruaje në Itali , e cila u lajmërua pak ditë më parë nga autoritetet në komunën e Milanos , për zhvarrimin e trupit të të ndjerit për ta zhvendosur diku tjetër .
Por familja e V.L. është përballur me kufomën e një gruaje sapo është hapur arkivoli , shkruan Tema .
Njeriu i tyre i dashur kishte ndërruar jetë në qershor të vitit 2002 dhe që prej asaj dite , ata e kishin vizituar shpesh varrin pa e ditur se në të prehej një e panjohur.
Familja ka bërë denoncimin në polici dhe në Zyrën e Shërbimeve Funerale për gjetjen e eshtrave të të afërmit të tyre, shkruan ANSA.
Comments