Ja cili iPhone është më i përdoruri në botë
- rilindjashqiptare
- Oct 18, 2016
- 1 min read

Për vite të tëra , "Apple" mendonte se celularët me ekrane më të mëdha ishin të vështirë për t’u mbajtur dhe jo të lehtë për t’u përdorur .
Por , më 2012 "Apple" lëshoi iPhone 5 , një pajisje me një ekran më të madh që mund të operonte lehtë me gishtin e përdoruesit .
Pas iPhone 5 , "Apple" vendosi që të krijonte celularë edhe më të mëdhenj – ku lëshoi iPhone 6/6 Plus – dhe të fundit modelet iPhone 7, transmeton Gazeta Express.
Që nga atëherë , "Apple" ka thyer shumë rekorde të shitjeve të iPhonve Dhe kështu , ju do të mahniteni kur të mësoni se iPhone i dytë më i popullarizuar në botë është iPhone 5s .
Kështu, sipas ueb-faqes BGR, këta janë celularët iPhone më të popullarizuar në botë:
iPhone 6 – 35.06%
iPhone 5s – 19.1%
iPhone 6s – 13.73%
iPhone 6 Plus – 8.54%
iPhone 5 – 7.64%i
Phone 5c – 5.87%
iPhone 6s Plus – 4.27%
iPhone 4s – 4.03%
iPhone 4 – 1.74%
iPhone më të vjetër – 0.3%
Comments