Rusi/4-vjeçarja i habit të gjithë me talentin e saj, hyn në librin e Rekordeve Guinnes [Video]
- rilindjashqiptare
- Oct 18, 2016
- 1 min read

Anglisht , spanjisht, gjermanisht , frëngjisht , gjuhë kineze dhe arabe… përveç gjuhës së saj amtare, rusishten .
Kjo është lista e gjuhëve të njohura nga 4-vjeçarja Bella Devyatkina nga qyteti i Moskës, e cila hyn automatikisht në librin e Rekordeve Guinnes.
Gjatë show-t të talenteve “Njerëz të jashtëzakonshëm” që transmetohet në “TV Rossija 1”, vogëlushja ka treguar se i kupton të shtata gjuhët dhe më pas ka luajtur e ka kërcyer në pritje të çmimit , njofton Blitz.al
Ajo i ka lënë gojëhapur të gjithë të pranishmit në studio dhe shikuesit nga ekrani me talentin e saj .
Comments