top of page
123.jpg

Fotografia nga lufta në Kosovë, në mesin e fotografive të historisë në Washington

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 18, 2016
  • 2 min read

Fotografia nga lufta në Kosovë, në mesin e fotografive që shënuan historinë në Washington .

Fotografia do të jetë në ankand me të tjerat që i përmendëm , me datë 14 nëntor , organizuar nga Qendra Ndërkombëtare për Gazetarë , në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës .

Janë fotografi të cilat flasin më shumë se fjalët , dhe kanë në vete momente historike të cilat ndryshe do ti kishim të pa dokumentuara .

Një fotografi ku shihet Jimmy Carter duke përshëndetur popullin , fotoja e një vajze vietnameze në vitin 1972 kur bëhej luftë në vendin e saj, Barack Obama duke realizuar fjalimin e tij dy ditë pasi është zgjedhur i pari i Amerikës .

E mes këtyre momenteve , është edhe fotografia e famshme e Carol Guzy – “Luftë dhe pafajësi”, e cila tregon refugjatët duke u larguar nga Kosova në luftën e vitit 1999 .

Fotografia do të jetë në ankand me të tjerat që i përmendëm, me datë 14 nëntor , organizuar nga Qendra Ndërkombëtare për Gazetarë .

Fotografitë në fjalë cilësohen si fotografi që kanë bërë histori dhe kanë kapur momente të rëndësishme në civilizime të ndryshme . Fotoja nga Kosova ka fituar edhe Pulitzer ndërsa në fokusin e fotografes është Agim Shala , i cili me ndihmën e familjes nëpër tela me gjemba kalon për në Kukës . Familja e tij është bashkuar pas përfundimit të luftës .

Guzy, fotografja e këtij momenti, ka nisur karrierën e saj në The Miam Herald ndërsa më pas ka kaluar në Washington Post . Puna e saj në Kosovë, Kolumbi e Haiti ia dha edhe Pulitzer Prize, katër herë. Ajo është edhe gazetare , dhe për punën e saj ka fituar cmime nga White House News Photographers Association dhe National Press Photographers Association , shkruan KultPlus .

Ankandi do të mbahet në një mbrëmje gala, në Ronald Reagan Building and International Trade Center në Washington DC .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page