top of page
123.jpg

Ky është njeriu me kujtesën më të fortë në botë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 19, 2016
  • 1 min read

Dominic O’Brien, 59-vjeçar, është njeriu me kujtesën më të mirë në botë, duke fituar tetë Kampionate Botërore të Kujtesës gjatë dekadës së kaluar.

Çuditërisht, i njëjti është konsideruar si një kampion i pamundur dhe kur ishte i vogël kishte probleme me përqendrimin dhe për shkak të kësaj , nuk donte që të dëgjonte mësuesit .

Gjithashtu në vogëli , ai pati një aksident : u godit nga një tren ku përplasi kokën dhe prej kësaj fitoi memorien super të zhvilluar .

I pëlqen që ta tregojë këtë histori si legjendë , por shkencërisht nuk është provuar se memoria iu zhvillua prej aksidentit .

Përkundrazi , kujtesa e tij është më pak poetike , ndoshta si rezultat i një stërvitje të madhe .

Në vitin 1987 ai pa në televizor një njeri që ishte i aftë të kujtonte pamjen e një tufe me letra dhe që prej asaj kohe u perfeksionua nga teknika e kujtesës , transmeton Shqip.

Sa për teknikat që ai përdor , O’Brein thuhet se ka zhvilluar një teknikë të tij , vetëm për të zbuluar se ajo është në fakt një teknikë e përdorur tashmë nga grekët më shumë se dy mijë vjet më parë .


Commentaires


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page