top of page
123.jpg

Shiu i meteorëve sonte është parashikim i Nostradamusit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 20, 2016
  • 1 min read

Sonte në mbrëmje qielli do të ndriçohet nga një shi meteorësh . Por si gjithnjë , kur ka një event qiellor kaq të bukur , ata që janë të pasionuar pas supersticioneve kanë gjithmonë diçka për të krijuar panik .

Shiu i meteorëve në fakt prodhohet nga kometa halley , që kalon pranë planetit tonë çdo 75 vjet.

Sipas “The Sun”, ne nuk do të jemi në gjendje ta shohim kometën , por do të dallojmë fragmente të bishtit teksa prek atmosferën e tokës , duke shkaktuar yje që bien nga qielli.

Por nëse dëgjoni profecitë e Nostradamus , mund të ndryshoni mendim .

Nostradamus shkruajti : “Një zjarr do të bjerë nga qielli që do të shfaqet në disa shtete dhe do të djegë pallate , zjarri do të jetë i madh”.

Në fakt , ai tha se kjo profeci do të ndodhte në 1607 – ën dhe jemi të gjithë dëshmitarë që fatmirësisht i kemi shpëtuar atij viti .

Nga ana tjetër , parashikimet e Nostradamus nuk kanë qenë asnjëherë 100 për qind të sakta . Por kjo si ka ndaluar njerëzit të spekulojnë dhe të frikësohen , duke iu druajtur faktit se mund të ketë ngatërruar datën .

Edhe në të shkuarën kometa Halley ka ngjallur frikë tek njerëzit e madje edhe shkencëtarët , megjithatë parashikimet nuk kanë dalë , ndaj sonte shijoni yjet që bien nga qielli dhe flini të qetë .


Commentaires


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page