10 fakte që nuk i dini për Masonët
- rilindjashqiptare
- Oct 22, 2016
- 4 min read

Shumë është folur për masonët. Fshehtësia e kësaj vëllazërie ka shkaktuar diskutime të gjera dhe teori të shumta konspiracioni. Por, vetë masonët janë ende në përpjekje për të gjetur origjinën e tyre.
Dokumentet më të vjetra që ata kishin, datonin që nga shekulli i 14 dhe quheshin Akuzat e Vjetra. Për masonët e lirë thuhet se ndjekin rituale që nga shekulli i 17, të cilat vazhdojnë edhe në ditët e sotme. Llozha e Madhe e Anglisë, konsiderohet të jetë Llozha e parë e masonëve.
Gjithashtu lozhat e Skocisë dhe Irlandës njihen si më të vjetrat në historinë e masonëve. Madje ka ekzistuar edhe një traktat gjatë viteve 1700.
Gjatë revolucionit francez në Angli, u themelua një akt për ndalimin e ndonjë organizate të paligjshme. Masonët u përjashtuan nga kushtetuta dhe vepronin të lirshëm në vend.
1 – Masonët nuk kanë aktualisht lidhje me Iluminatin
Teoritë konspirative thonë se Iluminati po kontrollon një organizatë dhe kërkon të themelojë Rendin e Ri Botëror . Duke qenë një organizatë ku figura kyçe të politikës janë anëtarë, teoricienët thonë se ky Rend po qëndron në prapaskenë dhe po i lëviz gjërat pa rënë në sy. Ndryshe nga masonët e lirë, thuhet se Iluminati është një organizatë sekrete që është kundër çdo ndikimi fetar. Origjinën e ka në Bavari në vitin 1776 .
2 – Masonët janë bërë subjekt i shumë filmave
Masonët e lirë kanë bërë kuriozë shumë njerëz të painformuar . Busulla dhe kompasi i famshëm kanë qenë pjesë e shumë filmave në Hollivud, si Aliens, American Gangster, The Ant Bully, Kodi i Da Vinçit, Domino, Ndërsa filmi “Teoria Konspirative” (1997) përmendi organizatën dhe sugjeroi se presidenti aktual është anëtar i organizatës .
3 – Gjatë regjimit të Hitlerit u vranë rreth 200 mijë masonë në kampet e përqendrimit
Hitleri deklaroi se masonët të lidhur me hebrenjtë shkaktuan humbjen e Gjermanisë në Luftën e Parë Botërore . Ai më vonë tha se masonët ndihmuan hebrenjtë dhe i çuan atje ku ata janë sot në shoqëri . Gjatë sundimit të Hitlerit në Gjermaninë Naziste , u kërkua që të gjithë masonët të shpronësoheshin . Ata u akuzuan për krijimin e një Republike Botërore dhe së bashku me hebrenjtë u bënë të burgosur politikë .
4 – Femrat nuk lejohen në llozhat masonike
Historikisht, gratë lejoheshin në lloza vetëm si zëvendësuese të bashkëshortëve të tyre . Në vitin 1720 masonët hartuan kushtetutën e tyre që i ndalonte gratë nga organizata , megjithatë burrat vazhdonin t’i përfshinin gratë e tyre vetëm në atë që quhej grada e tretë . Rritja e një llozhe masonike vetëm me gra nisi në Angli dhe u përhap shpejt në shumë vende të botës .
5 – Janë të përfaqësuar gjerësisht
Masoneria është një organizatë e njohur në të gjithë botën . Për të kuptuar se si anëtarësimi është përhapur në këtë nivel , duhet të kuptojmë pjesët e kësaj organizate . Trupi qeverisës i Masonerisë së Lirë është i quajtur Llozha e Madhe . Juridiksioni i saj ndodhet mbi një shtet apo një qytet . Politikat ndryshojnë sipas juridiksionit . Vepron si një njësi . Në cepin e çdo shteti apo qyteti , masoneria e lirë është e përfaqësuar gjerësisht .
6 - Masoneria ka ekzistuar që nga vitet 1400 . Simbolet që përfaqësojnë organizatën janë konceptuar jo nga ndonjë besim supersticioz , por nga praktikat e saj . Po të rikthehemi në Mesjetë , jo të gjithë mund ta lexojnë apo shkruajnë , por kushdo arrin ta njohë një simbol . Klasa punëtore janë anëtarët e parë të masonëve të lirë dhe si simbol janë përdorur mjetet artizanale .
7 - Nga 9 gjyqtarët në Gjykatën Supreme të SHBA-së në vitin 1952 , 8 prej tyre ishin masonë
Një e treta e Gjykatës Supreme të SHBA -së ishte masone . Kjo nuk do të thotë asgjë . Pasi masoneria ka qenë një organizatë e themeluar prej shekujsh , dhe fakti që kërkon vend në poste të larta është diçka normale .
8 – Ceremonitë e pranimit
Ceremonitë e pranimit për t’u bërë anëtar i masonerisë ndryshojnë sipas çdo personi . Nuk ka një program specifik që duhet të ndiqet dhe të bëhet sipas dëshirave të Llozhës së Madhe . Ndërsa është thënë se ceremonitë dhe ritualet janë një sekret i madh i masonerisë, askush nuk tha që ceremonitë janë të mërzitshme . Por duhen disa kritere për t’u bërë pjesë e Masonerisë .
9 – Besimi në Zot
Besimi në Zot , është një nga rregullat themelore të njohura nga Llozha e Madhe e Bashkuar e Anglisë , llozha ku ka zanafillën masoneria . Thuhet se “Besimi në një qënie supreme është kusht i anëtarësimit”. Në mesjetë , ata konsideroheshin si njerëz me moral dhe që i frikësoheshin sjelljeve të këqija .
10 – Shtrëngimi sekret i duarve
Ashtu si në ceremoninë e pranimit , masonët respektojnë shumë rituale , përfshi edhe disa shtrëngime sekrete duarsh . Ka një shtrëngim duarsh për çdo gradë në organizatë për të lejuar anëtarët të përshëndeten me njëri-tjetrin . Ka 12 lloje shtrëngime duarsh të përdorura në botë .
Komentarze