top of page
123.jpg

Mbyllet përfundimisht Universiteti i Kukësit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 22, 2016
  • 1 min read

Filiali i Universitetit të Tiranës në qytetin e Kukësit është mbyllur përfundimisht. Prej vitit 2014 këtij filiali nuk iu dha asnjë kuotë për të pranuar studentët .

“Është shumë keq për qytetin e Kukësit, pasi çdo vit ka pasur shumë studentë . Administrim biznesi kemi qenë 120 vetë . Dhe duke qenë se është numër i konsiderueshëm pse të mos vazhdojë përsëri. Ka shumë studentë që nuk kanë mundësi të vazhdojnë shkollën në Tiranë , gjendja ekonomike nuk ka qenë e mirë dhe kjo ka qenë shumë mundësi e mirë për qytetin e Kukësit”, thotë një studente .

Mbyllja e filialit të Universitetit të Tiranës në fakt ishte paralajmëruar nga Ministria e Arsimit dhe Qeveria shqiptare, në fillim të vitit akademik 2014-2015 , duke mos dhënë kuota as për vitin akademik 2015-2016 .

“Unë e quaj fatkeqësi mbylljen e filialit të universitetit të Tiranës në Kukës. Siç shihet sot duhet të ishte një ditë plot gjallëri por është e kundërta . Gjatë nëntë viteve të ekzistencës së filialit duhet të themi që ka sjellë dhe prurje qoftë nga diplomimet qoftë dhe prurje intelektuale , kemi vetë studentë që u bënë pedagog pranë filialit”, thotë Bekim Lekica , Administrata e Filialit te Universitetit të Tiranës , Kukës .

Numri i studentëve që vazhdonin studimet pranë këtij filiali kapte shifrën 1100 persona në degët ekonomi, infermieri dhe gjuhë e huaj para se të dilte urdhri nga Ministria e Arsimit për mbylljen e tij .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page