Pse na duhet matematika? Ja përgjigja brilante e profesorit
- rilindjashqiptare
- Oct 22, 2016
- 1 min read

Jeremy Kun , një profesor matamatike, hasej shpesh me pyetjen që nxënësit i bënin: “Pse më duhet matematika , për çfarë do më hyjnë në punë sinusi , kosinusi, integralet e gjeometria”?
Ndryshe nga pjesa më e madhe e kolegëve të tij , Kun nuk u bë aspak konfuz dhe dha 5 arsye se pse matematika është e rëndësishme . Sipas tij matematika është e ngjashme me situatat që na ndodhin në jetën e përditshme .
1. Matematika të mëson të pranosh kur e ke gabim
Dhe jo vetëm ta pranosh gabim, por të kesh mundësinë edhe ta korrigjosh atë. Dhe mos u shqetëso nga gabimet sepse nga ato mëson rrugën e duhur.
2. Të zgjedhësh fjalët e duhura e korrekte
Preçizioni është mirësjellja e matematikës. Ashtu si dhe çdo fenomen në jetë ka një definicion të qartë dhe précis.
3. Të mendosh hap pas hapi
Të zgjidhësh një problemë matematike është si të luash shah . Çdo lëvizje e pamenduar mund të të çoja në pasoja katastrofike . Edhe gabimi më i vogël mund të shkatërrojë çdo gjë, kështu që mendoni mirë .
4. Jo si të gjithë por në mënyrën tënde
E rëndësishme është t’i zgjidhësh problemet në jetë, ashtu si ushtrimet e matematikës, por nuk do të thotë se të gjithë kanë të njëjtën mënyrë, secili ka të tijë .
5. Të mos dorëzohemi kurrë
Nëse nuk e zgjidh ti një problemë atëherë me siguri do ta bëjë një tjetër . Kështu që pse të mos jesh ti i pari?!
Comments