top of page
123.jpg

Ja si mund ta largoni aromën e hudhrës..?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 23, 2016
  • 1 min read

Përveç që një numër i madh i ushqimeve mediterane dhe i ushqimeve nga kuzhinat e tjera vështirë që paramendohen pa shijen e pazëvendësueshme të hudhrës , ajo është po ashtu një nga ushqimet më të shëndetshme , të cilën e karakterizojnë veçoritë antibakteriale , antivirusale dhe antioksidative .

Por që për shkak të aromës së saj specifike, e cila vjen nga goja, të mos jeni të padëshirueshëm në shoqëri, provoni këto këshilla të dobishme .

Majdanozi

Përtypni majdanozin menjëherë pas konsumimit të shujtës me hudhër sepse ai me ndihmën e klorofilit të fortë dhe freskues do të neutralizojë aromën e padëshiruar . Efekt të ngjashëm ka edhe përtypja e glikanxos , mentës , karafilit dhe kardamonit .

Limonada ose copa e limonit

Me limonadë po ashtu mund të “shkatërroni” kundërmimin e hudhrës. Sigurisht , vetëm nëse bëhet fjalë për limonadën e bërë nga lëngu i vërtetë limonit . Ndërsa , pijet e gazuara nuk do të kenë efekt të tillë . Në restorant, mund të porosisni edhe ujë mineral me copë limoni, nga i cili do ta thithni lëngun .

Çaji i gjelbër

Efekt të jashtëzakonshëm në neutralizimin e erës së hudhrës ka edhe çaji i gjelbër . Ai në mënyrë efikase shpërlan vajin e hudhrës , i cili ruhet në dhëmbë dhe gjuhë dhe është “fajtori” kryesor për kundërmimin e keq . Nëse nuk jeni adhurues i çajit të gjelbër, provoni që problemin ta zgjidhni me ndihmën e disa gllënjkave të çajit të mentës .


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page