top of page
123.jpg

Ja çfarë thotë shkenca për njerëzit që vonohen

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 23, 2016
  • 4 min read

Shkenca u del në mbrojtje personave që vonohen duke argumentuar se ata kanë më shumë gjëra në mendje, janë më kreativë dhe të suksesshëm dhe se e shohin botën ndryshe .

Ne të gjithë kemi një mik apo koleg i cili nuk vjen kurrë në orar . Ata nuk e bëjnë këtë për të na zemëruar neve apo sepse mendojnë se kanë të drejtën të vonohen , kjo ndodh për shkak se është në natyrën e tyre .

Ndërsa menaxhimi me sukses i kohës mund të jetë i lehtë për disa, të tjerë nuk arrijnë kurrë të mësojnë artin e planifikimit dhe vendosjes së prioriteteve .

Nëse nuk jeni një nga këta persona që vonohen, atëherë jeni të prirë të zemëroheni nga njerëzit që nuk vijnë në orar . Mungesa e korrektësisë nuk pëlqehet në të gjithë botën , por veçanërisht kur bëhet fjalë për punën .

Kultura të ndryshme kanë kuptime të ndryshme për kohën, por veçanërisht në botën perëndimore të qenët vonë konsiderohet si diçka e pasjellshme dhe joprofesionale.

Vonesat nuk janë mosrespektim .

Ne duhet të ndalojmë së bëri të ndihen keq njerëzit që vonohen . Ata nuk janë aspak përtacë, kjo mund të nënkuptojë se ata kanë shumë për të bërë . Marrja me disa gjëra njëherësh ndikon që të humbni sensin e kohës . Sigurisht, disa studime ngrenë pikëpyetje mbi efikasitetin e bërjes së disa gjërave njëkohësisht, por veçanërisht njerëzit e suksesshëm priren të bëjnë më shumë se një gjë në të njëjtën kohë .

Mendoni për aktorin e kthyer në sipërmarrës , Ashton Kutcher për shembull , i cili është një producent , drejton një kompani virtuale të medias dhe ka interes për kompanitë teknologjike si Skype, Sportify, Uber dhe Foursquare – ndërkohë që mbetet një nga aktorët më të suksesshëm të momentit .

Ata që vonohen janë optimistë

Nëse vini re se jeni vazhdimisht vonë , kjo mund të ndodhë për shkak se jeni optimist. Po, pikërisht kështu! Nëse jeni një optimist , prireni të mendoni se keni më shumë kohë në duart tuaja nga sa keni realisht. Ka kuptim, apo jo ?

Ky lloj të menduarit pozitiv është i njëjti tipar personaliteti që ju bën më të suksesshëm në jetë: një studim mes agjentëve të shitjes tregon se optimistët priren të shesin 88 për qind më shumë se kolegët e tjerë .

Por ka edhe më shumë se kaq. Optimizmi, i cili është tipari i personalitetit tuaj përgjegjës për vonesën, ju bën të jetoni më gjatë. Nëse e kaloni jetën me një sjellje pozitive, zemra juaj do t’ju falënderojë për faktin se nuk e keni vënë nën presion .

Personaliteti i llojit B fiton

Në vitet 1950, kërkuesit filluan t’i ndanin njerëzit në dy tipe të ndryshme personaliteti: tipi A dhe B . Ndërsa tipi A ju bën të jeni më konkurrues dhe të padurueshëm, tipi B ju bën më të qetë dhe më kreativ . Ndaj vonesat e shpeshta nënkuptojnë se jeni në kategorinë B .

Një studim tregon se dy tipe të ndryshme kanë një perceptim të ndryshëm të kohës: pas një minute , pjesëmarrësit në kërkim duhej të gjykonin se sa kohë kishte kaluar. Njerëzit e tipit A hamendësuan një kohë mesatare prej 58 sekondash , ndërsa grupi B pati një perceptim mesatar të kalimit të 77 sekondave , transmeton Shqip .

Për ta përmbledhur: nuk është faji juaj se vonoheni . Ju e perceptoni botën më ndryshe se sa të tjerët përreth jush .

Për njerëzit e tipit B , të qenët një optimist është diçka pozitive . Ata priren të shohin panoramën e gjerë në vend që të shpërqendrohen me detaje . Nëse nuk arrijnë në kohë në një takim , atëherë ndoshta kjo ndodh për shkak se kanë një ide shumë kreative .

Herën tjetër që dikush do t’ju kritikojë për vonesën, referojini këtë artikull. Është shkencë!

Situatat që do t’i kuptojnë vetëm ata që vonohen vazhdimisht .

A nuk është e vërtetë se kur i shkruani “do të vij për 5 minuta” kjo nënkupton se jeni ende në divanin e shtëpisë suaj , duke menduar se çfarë do të vishni?

Jeni nga ata që vonohen vazhdimisht nëse kuptoni se miqtë tuaj kanë filluar t’ju gënjejnë për kohën duke jua lënë takimet më herët . Për shembull, nëse duan që të jeni aty në orën 8:30 , ata do t’ju thonë të shkoni në orën 8:00. Nëse prireni t’ju ofendojë kjo gjë , por mbërrini në orën 8:30, atëherë ata kanë të drejtë .

E kuptoni që jeni nga ata që e kanë të pashmangshme vonesën nëse miqtë tuaj habiten shumë kur mbërrini në kohë në një vend të caktuar . Dhe me idenë “në kohë” nënkuptohet se jeni 10 minuta me vonesë nga koha kur duhej të kishit mbërritur .

Dikur përfshinit justifikime për vonesën në mesazhet që u dërgonit miqve, por sot thjesht i lajmëroni se do të vonoheni. Ju i shkruani “më fal, do të jem 30 minuta me vonesë”, duke e ditur se ata do t’ju kuptojnë më së miri .

Edhe kur dilni nga shtëpia në orar , diçka del jashtë kontrollit tuaj në mënyrë që t’ju vonojë . Ju mund të mendoni me vete se ishit shumë pranë të qenët në orar .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page