top of page
123.jpg

Njihuni me vendin më të ftohtë në botë [Foto]

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 23, 2016
  • 1 min read

Vendi më i ftohtë i banuar në Tokë është një fshat i vogël në Siberi , i quajtur Ojmjakon . Në këtë vend është regjistruar temperatura rekord -67 gradë Celsius . Temperatura mesatare e dimrit në këtë fshat është rreth -50 gradë dhe aty jetojnë vetëm 500 persona . Fotografi Amos Chapple , nga Zelanda e Re , udhëtoi në këtë fshat rus dhe shumë shpejt kuptoi se sa e dhimbshme ishte një temperaturë kaq e ulët . “Kisha veshur pantallona shumë të trasha kur dola për herë të parë jashtë. Ishte -47 gradë Celsius . Më dukej sikur i ftohti më mbërtheu këmbët dhe nuk më linte të ecja . Gjëja tjetër që më bëri përshtypje ishte se me raste më ngrihej edhe pështyma , që më çante buzët nga brenda”, tregon fotografi trim .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page