top of page
123.jpg

Parashikimi i motit për pesë ditët e javës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 23, 2016
  • 1 min read

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit të cilat do të jenë të qëndrueshme deri ditën e mërkurë .

Temperaturat e ajrit do të pësojnë ngritje të lehta në dy vlerat ekstreme, nga 9-11 gradë Celsius , kurse maksimalet e ditës pritet të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius . Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi deri 9m/s .

Nga pasditja e së mërkurës deri të premten do të ketë kushte tjera meteorologjike. Vranësirat të cilat pritet të vijnë nga pjesa verilindore e kontinentit do të jenë të dendura dhe të paqëndrueshme duke kushtëzuar mot të vranët dhe me shi , në viset e ulëta kurse në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen me fjolla të lehta të dëborës .

Temperaturat do të bien dukshëm nën vlerat e mesatareve , nga 6-9 gradë Celsius , derisa në viset malore me lartësi mbidetare mbi 900m temperaturat minimale do të shënojnë edhe vlera zero . Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi deri 11m/s .


コメント


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page