top of page
123.jpg

Disa mënyra që ta doni veten tuaj

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 23, 2016
  • 2 min read

Gjykimi për veten është mënyra e parë të cilën e përdorim kur duam të ndryshojmë diçka te vetja . Kur vërejmë se situata në të cilën ndodhemi s’është ajo në të cilën do të donim të ishim , fillojmë ta fajësojmë veten e lista e gjërave që i kemi bërë gabim fillon të rrotullohet pa ndalë në mendjen tonë .

Shpesh herë mundohemi që fajin dhe kritikat për veten t’i përdorim për tu motivuar që të ndryshojmë sjelle e mënyrën e jetesës .

Duke u munduar që ta gjejmë dietën perfekte , të humbim peshë e ta ndryshojmë trupin, shpesh harrojmë që ta duam veten ashtu siç jemi, shkruan Huffington Post , transmeton Klan Kosova.

Ju duhet ta pranoni veten ashtu siç jeni

Dashuria dhe pranimi janë gjërat e vetme që i inspirojnë njerëzit të ndryshojnë. Respektojini zgjedhjet tuaja dhe situatën aktuale në të cilën ndodheni.

Shkruajeni një listë dëshirash

Të jesh në një gjendje ku jeni të entuziazmuar , me plot shpresë dhe ëndrra, është situata nga ku fillon inspirimi për ndryshim . Dëshirat janë shpresat dhe ëndrrat për veten tonë .

Çfarëdo që e dëshironi për veten shkruajeni në një fletore shënimesh . Koleksionojini dëshirat tuaja dhe hidhuani nga një sy herë pas here . Edhe nëse e keni harruar ndonjërën prej tyre , me ta lexuar do të përpiqeni ta realizoni sërish .

Jepni falënderime

Para se të kërkoni më shumë , jini falënderues për atë që tashmë e keni . Duhet të jeni falënderues për çdo ditë për gjërat që mendoni se i keni të bukura në jetë . Është e mrekullueshme ndjenja që ju jep vetëm ta rikujtoni se çka ua zbukuron jetën dhe ndani pak minuta të falënderoheni për ato q i keni .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page