top of page
123.jpg

Zyrtare: Shqiptari shet “Skopje City Mall”, ja kush është blerësi

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 24, 2016
  • 2 min read

Balfin Group , grupi më i madh i investimeve në Shqipëri , ka kënaqësinë të shpallë shitjen e Skopje City Mall tek Hystead Limited në Mbretërinë e Bashkuar për 92 milionë € .

Skopje City Mall është projektuar , ndërtuar dhe menaxhuar nga Balfin MK , pjesë e Grupit Balfin , dhe është funksionale prej viti 2012 . E vendosur në zonën urbane të kryeqytetit të Maqedonisë , Shkupit , Skopje City Mall është qendra e parë moderne në Maqedoni me një

koncept komplet të ri që sjell bashkë blerje , zbavitje dhe shoqëri .

Si qendra më e madhe e këtij lloji në rajon , Skopje City Mall zhvillohet për të qenë një pikë referimi e Shkupit modern dhe destinacioni i parë i markave botërore si Inditex Group (Zara, Massimo Dutti, Bershka, Pull&Bear dhe Stradivarius) , Tom Tailor , Nike , Cinneplex , Nine West dhe shumë të tjerave në 130 dyqanet e saj . Me mbi 7 mln vizitorë në vit, Skopje City Mall është qendra tregtare më e vizituar dhe më e suksesshme në Maqedoni .

Hystead Limited (Hystead), një kompani Britanike , është një sipërmarrje ndërmjet Hyprop Investments Limited (Hyprop) 60%, dhe PDI Investments Holdings Limited 40%.

Hyprop është një Trust Publik Investimesh i Pasurive të Paluajtshme me fokus në qendrat tregtare në Afrikën e Jugut me një vlerë tregu prej më shumë se 2 miliard Euro. Blerja e Skopje City Mall është e fundit në rradhën e blerjeve të qendrave të tjera tregtare që Hystead ka realizuar në rajon prej këtij fillimviti , e cila është pjesë e strategjisë së Hystead në krijimin e një fondi Evropian në rritje të qendrave tregtare .

Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon .

Portofoli i investimeve të Grupit mund të kategorizohet në aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitje me pakicë , menaxhim i hapësirave tregtare apo industriale , shërbime , telekomunikacion , fincancim i konsumatorëve , industri minerare , turizëm , energji dhe agrikulturë. Balfin Group është një aktor kryesor në tregjet shqiptare dhe ato ndërkombëtare duke vepruar në 10 vende .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page