top of page
123.jpg

Rusia tallet me Evropën "pederaste", ja çfarë bënë ambasada ruse në Londër [Foto]

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 24, 2016
  • 1 min read

Rusia kërcënon NATO-n dhe vendet e BE jo vetëm ushtarakisht , por edhe i provokon me karikatura në rrjetet sociale . Ambasada ruse në Britaninë e Madhe postoi dy karikatura , që shkaktuan shumë debat në mediat evropiane , pasi ishin një tallje për Evropën . Në njërën prej karikaturave shihet një ari i fortë dhe i vetëdijshëm për fuqinë e tij , që pozon si fitimtar përballë një Evrope nervoze . "“Nëse Rusia është në rënie , pse shqetësohemi ? Ndoshta , shqetësimi real është rënia e Perëndimit dhe fakti që ne i menaxhojmë gjërat më mirë" , thuhet në diçiturën e karikaturës . Evropa paraqitet si një zonë e rrethuar me gardh , ku jetojnë derrat e kursimit , që shajnë ariun rus . Në portën e Evropës shkruhet E-Zone , një vlerësim se paraja është vlera kryesore e Evropës . Në sfond shihet edhe një flamur i lëvizjes së homoseksualëve .

Sipas Bild , simbolika është e qartë: Rusia është fuqia në rritje , perëndimi me vlerat liberale si ajo e homoseksualëve , është në rrënim .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page