top of page
123.jpg

Ky çelës i ndryshkur u shit për 100.000 euro. Ja historia që fshihet pas

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 26, 2016
  • 1 min read

Një çelës prej hekuri , i ndryshkur , që i përkonte një dollapi të ”Titanik”-ut u shit dje në një ankand në Angli për 85.000 sterlina (rreth 95.500 euro).

Ky çelës i përkiste Sidney Sedunary , një kamarieri 23-vjeçar që punonte në traget dhe që vdiq bashkë me 1.500 personat në mbytjen tragjike të vitit 1912 .

Çelësi ishte lidhur me një pllakë bronxi ku shkruhej ”Locker 14 ”F”DK” (Dollapi 14 Ura F) dhe i ishte dërguar bashkëshortes së kamerierit , që ishte shtatzënë .

Shtëpia e ankandit “Henry Aldridge & Son” në Devizes , në perëndim të Anglisë , priste që ta shiste këtë objekt me vlerën e 50.000 sterlinave .

Në fakt , në vitet e fundit vlera e objekteve të gjetura në ”Titanik” ka arritur majat .

Në vitin 2013 , një violinë që ishte përdorur pikërisht kur anija po mbytej ishte shitur për një milion sterlina .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page