top of page
123.jpg

Pse gjithmonë duhet ta lini një monedhë në frigorifer kur dilni nga shtëpia?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 26, 2016
  • 1 min read

A ju ka rastisur të ktheheni në shtëpi nga puna apo nga një udhëtim i gjatë dhe e keni vërejtur se ora digjitale po e tregon kohën e gabuar ?

Mendimet e para janë se sigurisht nuk ka pasur elektricitet dhe thjesht nuk e dini se sa gjatë ka qëndruar shtëpia në gjendje të tillë .

Ndoshta nuk ka pasur elektricitet për disa ditë , dhe kjo ka ndikuar që ushqimi t’ju prishet . Kur rikthehet elektriciteti, ushqimet ngrihen prapë dhe ju aspak nuk e dini se në çfarë gjendje kanë kaluar.

Pra, siç e dimë të gjithë, kjo është tejet e rrezikshme sepse disa ushqime janë në rrezik të shpërndarjes së salmonellës dhe baktereve tjera .

Por, sot do të mësoni një mënyrë se si ta zbuloni nëse duhet ngrënë ushqimi apo jo – dhe sa gjatë frigoriferi ka qëndruar pa elektricitet .

Gjërat që ju nevojiten :

– Një gotë

– Një monedhë

– Ujë

Vendoseni ujin në gotë dhe vendoseni në frigorifer që të ngrihet . Kur uji të bëhet akull, vendoseni një monedhë sipër dhe pastaj rivendoseni në frigorifer gotën .

Pastaj, kur të riktheheni nga pushimet apo puna , para se të hani ushqim nga frigoriferi , fillimisht shikoni ku është monedha . Nëse monedha është ende në maje, atëherë kjo është në rregull .

Por, nëse monedha gjendet në fund të gotës , kjo do të thotë se nuk ka pasur elektricitet për një kohë të gjatë . Vetëm atëherë nuk është mirë që të konsumohen ushqimet e gjendura në frigorifer .


コメント


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page