Shkencëtarët/ Së shpejti do të shpërthejë një vullkan i madh
- rilindjashqiptare
- Oct 27, 2016
- 2 min read

Mbulesa e reve , që mbështjell tërë planetin , është duke u zhvendosur në drejtim të poleve , duke bërë që shkretëtirat të zgjerohen rreth ekuatorit .
Duke përdorur të dhënat satelitore, të mbledhura midis viteve 1980-2000, shkencëtarët konstatuan se kanalet e mbulesës së reve, të cilat bartin stuhi në tërë globin, janë duke shkuar kah polet.
Mbështjellësi i përbërë nga retë është një faktor kyç në rregullimin e temperaturës së planetit, ku ky mbështjellës reflekton rrezatimin e Diellit në hapësirë, apo vepron si batanije për ruajtjen e nxehtësisë së sipërfaqes, varësisht nga lloji dhe trashësia e reve.
Të dhënat e ndryshme
Por , derisa efekti i një sistemi kaq të ndryshueshëm nuk mund të deshifrohet në një aspekt afatshkurtër, kanë filluar të kuptohen trendët afatgjatë . Të udhëhequr nga ekspertët e klimës nga Universiteti i Kalifornisë, pjesëtarët e këtij ekipi kanë mbledhur të dhëna satelitore nga disa burime, për të treguar trendët e tillë afatgjatë , duke larguar gabimet dhe pasaktësitë nga sensorët satelitorë .
Ekspertët amerikanë të klimës kanë shqyrtuar të dhëna të periudhave të ndryshme, duke filluar nga vitet 1980 . Përpos konstatimeve të përmendura më lart , këta shkencëtarë kanë zbuluar se lartësia e majave të reve, marrë në përgjithësi, është rritur . Kërkuesit shkencorë thonë se observimet e tyre janë në pajtim me parashikimet e bëra më parë te modelet komplekse klimatike . Ata thonë se studimi i tyre tregon se, me rritjen e temperaturave globale, do të ketë më pak mbështjellës të reve në zonat tropikale.
Çka thonë ekspertët ?
Ajo që ky studim sjell, është demonstrimi i parë i besueshëm se ndryshmet e reve, të cilat i presim nga modelet e klimës dhe teoria, në fakt janë duke ndodhur”, thotë profesor Joel Norris, ekspert i klimës në Institutin “Scripps” për oqeanografi në Kaliforni, i cili e udhëhoqi këtë studim. Sipas kërkuesve shkencorë, efekti në mbështjellësin e reve është shkaktuar nga një kombinim i gazrave të serrës nga aktiviteti njerëzor, përgjatë disa dekadave .
Por , rol të rëndësishëm në këtë aspekt kanë luajtur edhe dy erupsione të mëdha
vullkanike: ai i vullkanit “El Chichón” në Meksikë , në vitin 1982 dhe shpërthimi në vitin 1991 i vullkanit “Mount Pinatubo” në Filipine . Shkencëtarët thonë se ky trend ka të ngjarë që të vazhdojë në të ardhmen , me lirimin edhe më shumë të gazrave të serrës , si dhe nga ndonjë shpërthim i mundur vullkanik .
Comments