top of page
123.jpg

Si ta mbani tualetin gjithmonë të pastër dhe me aromë të freskët?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 28, 2016
  • 1 min read

Mund të pajtoheni kur themi se nuk ka asgjë më të ndytë sesa pastrimi i tualetit . Sidoqoftë , një tualet i pastër dhe i freskët ndihmon ta mbani të gjithë shtëpinë të shëndetshme , dhe për këtë arsye është e rëndësishme që të bëni çmos për ta mbajtur atë të pastër , transmeton Telegrafi .

Lajmi i mirë është se mund të bëni vet produkte shtëpiake me të cilat mund ta pastroni tualetin, duke i eliminuar të gjitha mikrobet dhe mikroorganizmat .

Përbërësit :

– Shtatë deri tetë gota sodë buke

– Dy gota lëng limoni

– Një lugë gjelle uthull

– Një lugë gjelle peroksid hidrogjeni (3 për qind, të cilin mund ta blini në farmaci)

– 15 pika vaj aromatik

Procedura :

Në një tas vendosni sodën e bukës dhe derdhni lëngun e limonit. Pastaj, në një tas të vogël përzieni hidrogjenin peroksid dhe uthullën. Bashkoni të dyja dhe vendosni vajin aromatik, sipas përzgjedhjes suaj .

Me ndihmën e lugës krijoni forma të gjysmë topit dhe vendosni ato në një letër gatimi për t’u tharë . Nëse dëshironi, mund të aplikoni edhe një kombinim të ujit me uthull në guaskën e tualetit .

Në fund , gjysmë topave ju nevojiten të paktën katër orë për t’u tharë , edhe pse këshillohet t’i lini ashtu tërë natën .

Të nesërmen , ata i futni në një tas afër tualetit kur të jenë tharë dhe i lini ashtu.

Brenda pak kohe do të vëreni që tualeti juaj është më i pastër dhe mban erë më të mirë .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page