Vendosi ta incizojë, por kur zbuloi se çka bën djali i tij 5 vjeç natën, u shokua (Video)
- rilindjashqiptare
- Oct 27, 2016
- 1 min read

Teksa kontrollonte pamjet e kamerave të sigurisë në shtëpi , Cody Wray nga Florida zbuloi se çfarë bënte djali i tij në mes të natës .
Siç shihet edhe në videon e postuar nga babai i tij , vogëlushi zgjohej shpesh në orën 2 të natës dhe luante në divan , fikte e ndizte dritën e kuzhinës dhe bridhte nëpër dhomë .
Wray i hodhi këto pamje në faqen e tij në "Facebook", duke e shoqëruar edhe me mbishkrimin: “Duke parë pamjet e kameras së sigurisë , pashë këtë në mes të natës në kuzhinë .
Kur gjeta videon nuk po dija të vendosja nëse duhet ta ndëshkoja që luante në divanin e ri, apo ta përqafoja për këtë surprizë të këndshme që se kisha parë kurrë”. /Noa.al/
Comentários