15 ditë errësirë në nëntor..? Ja e vërteta
- rilindjashqiptare
- Oct 29, 2016
- 1 min read

Një lajm po përhapet me shpejtësi , se Toka do të përjetojë 15 ditë errësirë në muajin nëntor. Disa madje pretendojnë se lajmi ka ardhur direkt nga NASA .
A është i vërtetë , apo mashtrimi i radhës?
Zërat nisën të përhapen me shpalljen se në muajin nëntor , Toka do të përjetojë 15 ditë errësirë totale apokaliptike . Disa besimtarë i kapi paniku , me të dëgjuar zërat që përmendnin “errësirën totale”.
Sipas po këtyre zërave, errësira do të ndodhë në 15 nëntor .
Megjithatë , ekspertët nxituan që të hedhin poshtë lajmin , duke thënë se spekulimet për errësirën totale janë një mashtrim , pavarësisht se njerëzit pretendojnë që kjo gjë mund t’i atribuohet “paralelizmit” të Venusit dhe Jupiterit, një ndodhi e natyrshme qiellore . Ekspertët thonë që, ndonëse mund të shkaktojë disa shfaqje qiellore të mahnitshme , e sigurtë është që nuk do të shkaktojë errësirë totale .
NASA dhe ekspertët e quajnë këtë fenomen “bashkimi” i Venusit dhe Jupiterit. Kjo gjë ndodh kur dy planetët i afrohen shumë njëri-tjetrit me vetëm “një të pesëmbëdhjetën gradë” larg mes tyre. Këtë vit , “bashkimi” ndodhi për herë të fundit në 27 gusht .
Comments