top of page
123.jpg

Kështu duhet të visheni nesër dhe tërë javën për shkak të motit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 30, 2016
  • 1 min read

Masat e ftohta të ajrit të cilat janë prezent mbi vendin tonë do të vazhdojnë të mbeten të qëndrueshme edhe për ditën e parë të javës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Shtypja ajrore vazhdon të mbetët dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-4m/s, transmeton Koha.net.

Nga dita e martë temperaturat maksimale do të pësojnë ngritje të lehta, duke e mbërritur maksimumin ditën e mërkurë nga13-14 gradë Celsius. Temperaturat minimale do të shënojnë vlera negative ditën e martë dhe në shumë lokaliteti pritet të formohet dukuria e brymës.

Të enjten do të zhvillohen kushte tjera meteorologjike. Era do ta ndërroj kahun nga drejtimi verilindor në drejtim të jugperëndimit, shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 9m/s, duke krijuar kushte për vranësira të çrregullta dhe jo-stabile.

Vende-vende priten reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar, kurse në viset malore parashihet që reshjet e shiut të bien të përziera me dëborë. Reshje të karakterit lokal parashihet të ketë edhe ditën e premte .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page