top of page
123.jpg

Sinjalet e dashurisë që i transmeton trupi

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 29, 2016
  • 2 min read

A keni dashur që të ekzistonte magji me të ciën do të bëheshit më atraktive për gjininë e kundërt , apo të paktën të ju bëjë të kuptoni se cili është i dhënë pas jush? Nuk ju duhet magji po shkencë , ja si meshkujt dhe femrat mund të mësojnë se si lexohen shenjat e trupit .

Sinjalet që duhet t`i dinë meshkujt

Kur femrat lëvizin lehtë flokët e tyre: Nëse jeni duke biseduar me një femër dhe ajo lëviz butësisht me flokët e saj atëherë me siguri që është e interesuar për ju .

Edhe femrat me flokë të shkurtëra e bëjnë këtë gjë, do të habiteni se sa shpesh femrat i përdorin flokët e tyre për të treguar se kujdesen për dikë . Kur femrat lozin me ndonjë objekt të rumbullakët: Nëse një femër e përkëdhel një objekt që i ngjason organit mashkullor sikurse trungu i gotës së verës apo një vath i varur derisa vazhdimisht ju shikon, ajo ju pëlqen dhe ju tregon se është e hapur për ju .

Kur femrat pa vetëdije e prekin trupin e tyre: Kjo gjuhë e trupit është e nivelit themelor . Nëse shihni një femër duke shtrënguar qafën , fytin apo kofshën, atëherë varet nga veprimi i mashkullit nëse ajo do të vazhdojë të shpreh interesim . Nëse femra e mban këmbët njëra mbi tjetrën: shanset janë se drejtimi i gjurit tregon personin të cilin e konsideron më atraktiv.

Kur femrat e “ofrojnë” fytyrën e tyre “ekspozitë”: Një femër që mundohet të fitojë vëmendjen e një mashkulli , me bërrylat e mbështetur në sipërfaqe , me duart njëra mbi tjetrën dhe me fytyrën e mbështetur në duar , duke ua ofruar fytyrën si në ekspozitë që të kënaqeni me të, me siguri ka interes të veçantë për ju .

Sinjalet që duhet t`i dinë femrat

Kur meshkujt i kanë gishtat e mëdhenj të dorës të spikatur : Gishtat e mëdhenj të dorës janë të shquar në shumë gjeste pasi ato përfaqësojnë forën e karakterit dhe egos . Një mashkull që ndodhet pranë një femre që i pëlqen do i mbajë gishtat jashtë nëse i ka duart brenda në xhep .

Kur burrat shfaqin bigëzimin e tyre: Çdo femër që është duke e lexuar këtë artikull , njeh të paktën një mashkull i cili ulet me këmbët e hapura kundrejt saj , sikur të dëshironte ta fotografonte . Ekspozimi i pjesës së gjenitaleve është tregues i maskulinitetit që ju tregon se nuk është dukë shkuar askund .

Kur gishtat e tyre tregojnë se çfarë dëshirojnë të vëreni: Kur gishtat e mëdhenj të dorës janë duke u varur në rrip apo në pjesën e sipërme të xhepave që të kufizojë pjesën e organeve gjenitale, është indikator i qëndrimit agresiv seksual. Kur mundohen së tepërmi : Që të duken më atraktivë, meshkujt do të ujdisin rrobat e tyre pa vetëdije .

Do të shtrëngojnë kravatën , do të pastrojnë pluhurin imagjinar nga supet , e tërë kjo tregon se është i interesuar për ju . Kur zënë shumë hapsirë: Nëse mashkulli i vendos duart në ijet e tij për të zërë sa më shumë hapsirë për shkak se dëshiron të vërehet , ai dëshiron të fitojë vëmendjen e dikujt .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page