Reagimi i zogjve para tërmetit në Itali! [Video]
- rilindjashqiptare
- Oct 31, 2016
- 1 min read

Në një video të publikuar në internet shihen disa zogj të cilët fluturojnë si të “çmendur”.
Së paku siç thuhet në përshkrimin e videos , përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të marra në Itali, pak para tërmetit të ndodhur ditëve të fundit .
“Zogjtë çmenden para tërmetit në Itali, thuhet në përshkrimin e videos në fjalë . Qendra e Italisë është tronditur sërish në orët e mëngjesit të kësaj të diele , nga lëkundje të forta tërmeti .
Epiqendra e tërmetit ka qenë në Norcia , në thellësinë prej 10 km , por lëkundjet e frikshme janë ndierë edhe në Romë, madje në të gjithë zonën e Umbrias e deri në Ancona .
Comments