top of page
123.jpg

Shkëlzen Rexha, fitues i "Wiki Loves Monuments 2016" në Kosovë e Shqipëri [Foto]

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 31, 2016
  • 2 min read

Në shtator dhe tetor u mbajt gara e fotografisë Wiki Loves Monuments në Kosovë dhe Shqipëri me qëllim mbledhjen e fotove për Wikipedia . Gara organizohet për herë të tretë, dhe këtë vit janë ngarkuar 648 foto nga 39 garues në Kosovë dhe 406 foto nga 19 garues në Shqipëri .

Një juri prej pesë anëtarësh e përbërë nga fotograf dhe wikipedian nga Kosova dhe Shqipëria ka nxjerrë fituesit.

Në Kosovë fitues janë Arben Llapashtica me një foto të Balsamariumit në Ulpianë , Shkelzen Rexha me Muzeun Etnologjik në Gjakovë dhe Ardian Lumi me një foto nga Muzeu Etnologjik në Prishtinë . Vendet tjera janë zënë nga Shkelzen Rexha , Ardian Lumi , Arben Llapashtica dhe Milot Krasniqi .

Foto: Arben Llapashtica, Ulpiana

Me portretizimin e monumenteve të mbrojtura në Shqipëri fitues kanë dalë Shkelzen Rexha i cili ka dominuar garën dhe Lars Haefner .

Foto: Shkelzen Rexha, Gjirokastra

Çdo konkurs kombëtar do t’i dorëzoj 10 foto në garën ndërkombëtare . Këto fotografi të përzgjedhura do të gjykohen nga një juri ndërkombëtare , e cila më pas do të ndajë shpërblime shtesë për fotot më të mira nga të gjitha vendet pjesëmarrëse .

Foto: Ardian Lumi, Muzeu Etnologjik i Prishtinës

Gara në Kosovë është organizuar nga FLOSSK përmes mbështetjes financiare të Ministrisë së Kulturës , Rinisë dhe Sporteve dhe Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve si dhe Fondacionit Wikimedia ndërsa në Shqipëri nga Open Labs përmes mbështetjes së Fondacionit Wikimedia .

Organizatorët falënderojnë të gjithë kontribuuesit për ndihmën e dhënë në promovimin e monumenteve . Në Kosovë gara do të pasohet me një editathon , apo maratonë të editimit të artikujve të monumenteve , e cila do të kulmoj më 13 nëntor kur do të ndahen çmime për shkruesit më të zellshëm për këtë kategori .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page