top of page
123.jpg

Shumica e festoni , por nuk e dini historinë e Halloween

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 31, 2016
  • 2 min read

Festa e njohur si “Halloween”, është festa më popullore në Shtetet e Bashkuara, pas Krishtlindjes.

“Halloween” është nata mes 31 tetorit dhe 1 nëntorit që festohet kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që kohëve të fundit ka filluar të përhapet me të madhe edhe në Evropë, prej nga e ka edhe burimin.

Si fjalë, është e formuar nga fjala “all – hallows – even” që do të thotë “Nata e të gjithë të shenjtëve, e njohur ndryshe edhe si “Nata e Shtrigave”.

Gjatë kësaj feste njerëzit vishen me kostume të ndryshme, shpeshherë të frikshme, dhe shkojnë që të vizitojnë njëri-tjetrin nëpër shtëpi, ose mblidhen së bashku për të festuar.

10 simbolet kryesore të Halloween-it janë: Misri dhe gruri, ngjyra portokalli dhe ngjyra e zezë, merimangat, lakuriqët e natës, macet e zeza, skeletet, fantazmat, maskat, kostumet dhe shtrigat.

Ekzistojnë versione të ndryshme të traditave të Halloween-it, por origjinën e vërtetë e gjejmë në festivalin antik të keltëve të njohur si Samhain. Në Skocinë e vjetër mendohej se ishte pikërisht nata e 31 tetorit, kur nuk kishte më kufi mes botës së të gjallëve dhe të vdekurve.

Legjenda thotë se shpirtrat që kishin vdekur gjatë atij viti mblidheshin së bashku për t’u përzier me botën e të gjallëve, dhe më pas për të nisur rrugën drejt një bote tjetër.

Në natën e fundit të të korrave të vjeshtës, bota ndryshon nga ngrohtësia e diellit të verës në ftohtësinë e errët të dimrit, toka nga pjellore në shterpë.

Keltët e lashtë besonin që ky tranzicion u jepte formave të mbinatyrshme një shans për të thyer përmes në botën e të gjallëve dhe shkatërrime e tyre djallëzore të lulëzonin.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti amerikan Barak Obama dhe zonja e parë, Michele Obama për vite me radhë, kanë organizuar pritje me ëmbëlsirat e shtëpisë të gatuara nga shefi i kuzhinës presidenciale.

Shtëpia e Bardhë ishte mbushur me kunguj, me vampirë e shpirtra të këqij, rrjeta merimangash e plot simbole të tjera të festës. Halloween është një industri prej 7 miliardë dollarësh në SHBA dhe renditet si festa e dytë pas Krishtlindjes.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page