top of page
123.jpg

Si t'i realizoni qëllimet me anë të mendimeve

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 31, 2016
  • 2 min read

Janë të shumtë njerëzit , që mendojnë sesi nuk kanë kontroll ndaj mendimeve të tyre .

Nuk është gjithmonë e dobishme të jesh në mëshirë të zërit tuaj të brendshëm , meqë ai ndonjëherë vjen nga egoja , i cili shqetësohet pa nevojë për gjëra të parëndësishme .

Nëse mësoheni si t’i drejtoni mendimet tuaja, atëherë do ta perceptoni jetën në mënyrë konstruktive dhe do ta realizoni atë që dëshironi . Vetëdija Hapi i parë kah marrja e mendimeve tuaja nën kontroll është njohja e formave të padëshiruara . Derisa të mos jeni të vetëdijshëm se cilat mënyra të të menduarit nuk janë të dobishme për ju, nuk do të keni mundësi që të bëni ndryshime pozitive .

Në fillim ndoshta nuk do ta keni të thjeshtë që t’i dëgjoni mendimet tuaja, meqë jeni mësuar që zëri juaj i brendshëm të jetë si një zhurmë që përcjell sjelljen tuaj.

Mendimet negative dhe pozitive , Mendimet rreth falënderimit shkaktojnë gëzim dhe ju sjellin lumturi në jetë . Kur të paraqiten në mendjen tuaj , zmadhoni ato dhe paramendoni sesi derdhen në zemrën tuaj, ku marrin një fuqi më të madhe . Nëse mendimet tuaja janë negative, atëherë duhet të përkujdeseni që t’i largoni ato . Mos u shqetësoni, e as mos u zemëroni kur zëri juaj i brendshëm nuk sillet ashtu si të doni . Duke u përqendruar te temat pozitive, largoni mendimet negative .

Çka dëshironi? Duke krijuar mendime pozitive, do ta rritni frekuencën tuaj të vibracioneve dhe automatikisht do të joshni përvoja të mira. Koha adekuate për këtë është kur të jeni në një gjendje të lartësuar të mendjes. Pra, në mënyrë të qëllimshme mund të zhvilloni mendimet, të cilat do t’ua mundësojnë realizimin e dëshirave tuaja. Vendosni çka të doni, në mënyrë që ta keni të qartë në mendjen tuaj.

Dërgojani një porosi gjithësisë , Shkoni në ndonjë vend të qetë , të bukur dhe merrni frymë thellë . Bëhuni vështrues i mendimeve tuaja, lejoni që dërdëllitjet e padëshiruara të brendshme të zbehen dhe dalëngadalë bëhuni të vetëdijshëm për bukurinë që ju rrethon .

Jetoni momentin . Nëse mendimet e padëshirueshme tentojnë t’ju pengojnë në këtë drejtim, pranoni ato, por lejoni që të zbehen nga ekzistimi, mos u përqendroni te to . Përqendrohuni te mendimet e falënderimit dhe te gjërat që ju pëlqejnë . Paramendoni sikur e keni tanimë atë që e doni dhe ndieni falënderim .

Krijoni mendimet me qëllim Ndoshta nuk do të mundeni që ta mbani vazhdimisht disponimin entuziast, por mundeni me kujdes t’i krijoni mendimet tuaja . Sa herë që t’ju bie ndërmend, krijoni mendimet me qëllim . Do të zbuloni që, përpos se do të keni mendime më të shpeshta pozitive, po ashtu do të bëheni edhe më i ndjeshëm . Kur ta ndalni negativitetin , do ta shijoni bukurinë e plotë të jetës .


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page